Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"S'jam i kënaqur me paraqitjet", Challandes  nuk trembet: Nëse e shikojnë të arsyeshme, le të më shkarkojnë

Shkruar nga NEWSPORT
"S'jam i kënaqur me paraqitjet", Challandes  nuk

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka  dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të takimit të nesërm shtëpiak ndaj Gjeorgjisë, për kualifikueset e Botërorit 2022.  Numri një i pankinës u shpreh i kënaqur me skuadrën, por aspak me paraqitjen e fundit ndaj Suedisë.Challandes tha se nuk i trembet shkarkimit, e nëse një gjë të tillë e shikojnë të arsyeshme drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, mund ta bëjnë.

"Nuk mund të them se jam i kënaqur me paraqitjen që ka pasur ekipi ynë. Kemi biseduar me futbollistët dhe besoj e shpresojë që do t'i eliminojmë ato gabime që kemi pasur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme.

Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi, nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por nëse e sheh të arsyeshme për të vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem.

Prej ditës së parë kur kam firmosur kontratën e kam pasur të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Unë kam mbijetuar ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje" - tha ai.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga