Kategoria Superiore është në sprintin e fundit, teksa fundjava do nisë fazën e katërt dhe atë finale drejt objektivave. Në garë për mbijetesën, Apolonia e vendit të fundit ka marrë një vendim aspak normal në këto kushte. Fierakët kanë pezulluar katër lojtarë, duke bërë që organika për trajnerin Camaratta të jetë e cunguar.
Jeton Krasniqi, Ksemenet Mehmeti Ekemini Ejoh dhe Aleksandro Zaimaj nuk do jenë më pjesë e skuadrës për një kohë të caktuar. Lojtarët munguan në ndeshjen e fundit me Teutën në “Loni Papuçiu”, pa ndonjë arsye konkrete. Shtypi I shkruar bën me dije se janë disa nga arsyet që drejtuesit kanë marrë këto vendime, nga mos angazhimi maksimal me ekipin U-21, te mos dëshira për rinovimin e kontratave aktuale dhe dëshirën për t’u larguar falas.
Të fundit me 17 pikë dhe me pezullime lojtarësh, Apolonia ka nëntë javë për të kapur objektivin mbijetesë.