
Trajneri gjerman I Vllaznisë, Thomas Brdaric ka anulluar stërvitjen e djeshme duke lënë pushim skuadrën. Pas lajmit se Kategoria Superiore nuk do të nisë këtë javë, kuqeblutë kanë lënë të lirë lojtarët edhe pse më herët në Shkodër është krijuar një gjendje stresuese.
Bojkoti I stërzgjatur, situata e lojtarëve të infektuar me Covid-19 në ekip dhe paqartësia për të ardhmen kanë bërë që trajneri të shprehë shqetësime te drejtuesit, që pak ditë më parë zbritën në fushë.
Kështu, lojtarëve dhe stafeve teknike iu ka ardhur "në majë të hundës" nga bojkoti I sezonit, teksa kanë shprehur revoltën e tyre te drejtuesit. "Kjo situatë shpresojmë të kalojë sa më shpejt dhe të arrihet një marrëveshje ndërmjet palëve me qëllim që t'i rikthehemi ndeshjeve zyrtare", u shpreh Brdaric pak ditë më parë me drejtuesit.