
Derbi është shumë afër dhe presioni është i madh në të dyja kampet, si në atë të Partizanit po ashtu edhe te Tirana. Tirana ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit përpara ndeshjes, ku nuk kanë munguar edhe momentet jo të mira. Sulmuesi Michael Ngoo ka pasur një debat me trajnerin Egbo për mënyren sesi duhet të lëvizte në fushë. Pa u menduar dy herë, trjaneri e ka larguar nga formacioni i parë sulmuesin dhe në vend të tij ka aktivizuar Ernest Muçin.
Natyrisht, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, sidomos kur përpara ke një derbi që vlen shumë. Nëse Ngoo do jetë titullar ose jo, mbetet të shihet.
Poll