Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, edhe pse valët e alarmit kanë rënë ditët e fundit. Tre policët e rrëmbyer nga ushtria serbe më në fund janë liruar dhe janë kthyer në Kosovë. Ushtritë e të dy shteteve vazhdojnë të jenë të vëmendshëm 24 orë në 24 teksa ende s’ka një qetësim të ujërave.
Kur bëhet fjalë për situata nacionaliste, Ballist Morina është gjithmonë prezent. Heroi që ngriti flamurin unik “Autochthonous” në mes të Beogradit në ndeshjen Serbi – Shqipëri 2014, ka udhëtuar në orët e para të mëngjesit drejt pikës kufitare në Jarinjë të Mitrovicës ku ndodhen disa patrulla ushtarake dardane.
“Gjithmonë me djemtë tanë!”, shkruan Ballisti në foton e postuar në llogarinë e tij në rrjete sociale ku shfaqet krah një ushtari me uniformën dardane dhe në duar shallin kuqezi të Shqipërisë.