
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër kishte planfikuar që ditën e hënë të niste puna për të zgjedhur Kryetarin e ri. Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht se Kujtim Shaba dhe Lazer Matija janë dy kandidatët që do të garojnë për këtë post në Shkodër, por procesi i zgjedhjes do të shtyhet me disa ditë për shkak të situatës së rënduar nga Covid-19.
Lajmi bëhet me dije nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale dhe konfirojnë se i ka komunikuar anëtarëve të saj se do të njoftohen në ditët e ardhshme për datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve.
Postimi i Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër:
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër njofton opinionin publik se është marrë vendimi për të shtyrë për një moment të dytë procesin e zgjedhjes së Kryetarit, për shkak të situatës së krijuar nga Covid.
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër i ka komunikuar anëtarëve të saj se do të njoftohen në ditët e ardhshme për datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve.