
Barcelona po përjeton një situtatë aspak të mirë. Vendi i tretë në La Liga, eleminimi nga Kupa e Spanjës dhe humbja në Superkupë, bëjnë që ujërat të jenë të trazuar.
Me ikjen e Xavit në fundin e sezonit, pritet të largohen dhe 6 futbollistë. Kështu Sergio Roberto, Marcos Alonso, Raphina, Ronald Araujo, Andreas Christensen dhe Jules Kounde me shumë gjasa po luajnë sezonin e fundit me blagranasit.
Për Raphinan, Araujon, Christensen dhe Kounde ka oferta konkrete. Barcelona do përfitojë nga shitja e lojtarëve të saj, ndërsa pritet të shihet afrimet e verës. Dhe pse disa muaj larg, merkato merr gjithmonë vëmendjen në të tilla raste.
Poll