Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sinjale largimi, Vedat Muriqi “zhduk” Lacion dhe bëhet gati për aventurën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Sinjale largimi, Vedat Muriqi “zhduk” Lacion dhe bëhet gati

Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio gjatë kësaj merkato janari. Sulmuesi shqiptar nuk e ka gjetur veten aspak te skuadra italiane dhe ka qenë një dështim total e për këtë arsye drejtuesit e klubit e kanë nxjerr në merkato. Muriqi ka lëshuar gjithashtu sinjale të qarta për largimin e tij dhe ka “zhdukur” Lazion nga rrjetet sociale. 27-vjeçari nuk e ndjek me skuadrën e tij dhe bëhet gati për të nisur një aventurë të re.

Dëshira e lojtarit është të rikthehet në Turqi, por për momentin asnjë skuadër nuk është gati të paguajë për kartonin e tij. Së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e tij ka dalë skuadra West Bromwich Albion që militon në Championship anglez, ndërsa edhe Leeds ka bërë disa sondazhe për të. Mediat italiane bëjnë me dije se Muriqi është shumë pranë firmës me Ëest Bromëich Albion dhe në orët në vijim mund të vijë zyrtarizimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga