
Flamurtari nuk po kalon ditë të mira. Ekipi vlonjat ra në Kategorinë e Dytë, çka nuk shkon përshtat aspak me historinë e Klubit. Kjo bëri që Administratori Sinan Idrizi të mendonte largimin. Si duket, kjo nuk do të ndodhë, pasi ka qënë një takim i Idrizit me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, që e ka bindur të qëndrojë.
Ai i ka kërkuar Lelit mbështetje, si e vetmja mënyrë për t'u ringritur. Në bisedën e bërë në ambientet e stadiumit pati sinjale pozitive, ku Administratori u shpreh se financat do jenë të shëndosha dhe borxhet do të shlyen. Çështje e diskutuar ishte edhe ajo e privatizimit, por për momentin, gjithçka mbetet pezull.
Flamurtari do të fillojë nga puna për sezonin e ri, me verën që pritet të jetë tejet e "nxehtë" në Vlorë.