Napoli është rikthyer në një moment “piku” që në memorjen e shumë napolitanëve të kujton atë ekip të artë të viteve 1984-1991. Shumë nga tifozët e krahasojnë me Napolin e Maradonës i cili është rrënjosur në zemrat e tifozerisë napolitane.
Në një intervistë për mediat italiane tekniku Luciano Spalleti foli rreth ecurisë së ekipit, por ajo që spikati nga fjalët e italianit 63 vjeçar ishte kur u pyet për mënyrën se si e menaxhoi golin e pësuar nga Ajax në takimin e Champions League dhe përgjigjia e tij ishte epike: “Me lumturinë e një fëmije napolitan”.
Luciano Spalletti, flet për ecurin dhe takimin ndaj Ajax: "Ajo që djemtë e mi po bëjnë është të mbajnë premtimet e tyre që dhanë në fillim të vitit dhe të stërviten mirë duke i bërë gjërat siç duhet. Të gjithë ata janë duke dhënë shpirtin për të transformuar atë që themi jashtë në fushë dhe të gëzojmë tifozët. Lumturia është si e fëmijës napolitan, dëshira është ajo dhe do të bëjmë gjithçka për ta bërë sa më të vërtetë këtë dhe ta mbajmë “veshur” këtë sa më gjatë me këtë fanellë.