Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shuhet në moshën 90 vjeçare Arsim Fehmiu, pedagogu dhe trajneri i parë shqiptar i Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Shuhet në moshën 90 vjeçare Arsim Fehmiu, pedagogu dhe trajneri

Arsim Fehmiu, pedagog i njohur në Prishtinë dhe trajnues sportiv, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 90 vjeçare. Vetëm pak ditë më parë, profesor Fehmiu ka festuar plot 9 dekada jetë, 7 prej të cilave ia dedikoi sportit.

Pedagogu dhe trajnuesi sportiv, lindi më 3 qershor 1932 në Sarajevë, ku e nisi shkollimin për ta vazhduar më pas në Kosovë. Por, pa i mbushur 18 vjet mori përsipër drejtimin e Shkollës së mesme të Fizkulturës në Zemun të Serbisë.

Studimet në Institutin Shtetëror të Fizkulturës – DIF- dhe në Shkollën Federative të Trajnerëve – Degën e Futbollit i kreu në Beograd, ku dorëzoi edhe Disertacionin e Doktoratës në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Beogradit, pasi më parë kreu studimet pasuniversitare dhe u magjistra në Shkup.

Që nga viti 1947, kur nisi punës si mësimdhënës, e kur e vazhdoi dhe si trajner, Arsim Fehmiu nuk pushoi së ushtruari funksione drejtuese në sporte të ndryshme në Kosovë e gjithandej ish-Jugosllavisë.

Kështu u bë trajneri i parë shqiptar i Kosovës me licencë federative dhe ndërkombëtare, themelues i institucioneve sportive në Kosovë duke përfshirë edhe Lidhjen e Futbollit te Kosovës, që ishte paraardhëse e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo derisa e themeloi edhe Fakultetin e Kulturës Fizike në kuadër të të cilit edhe katedrën e Futbollit.

Për veprimtari si sportist, pedagog dhe punëtor sportiv është mbajtës i shumë shpërblimeve, pllaketave, mirënjohjeve dhe dekoratave. Një iu nda edhe pak ditë më parë ditëlindjen e 90-të, nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si mirënjohje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga