
Alban Hoxha ishte një ndër protagonistët e mbrëmjes së sotme, teksa hyri në fushë për të zëvendësuar Etrit Berishën që u ndëshkua me karton të kuq. Por, sonte ishte mbrëmja e portierit të Partizanit, i cili sapo hyri në fushë, arriti të presë 11-metërshin. Për mikrofonin e Supersport, ai deklaroi:
"Hyra me besimin që do ta prisja këtë 11 metërsh, dhe arrita ta kap. Kam ëndërru një debutim ndryshe, me një fitore, por futbolli i ka këto. Është shumë e veshtëirë për këdo kur ngelin me 9 lojtarë. Unë e pashë momentin, që Titi e shtyu me kokë sulmuesin izraelit, por nuk e goditi. Fati i tij i keq që arbitri e dënoi me karton të kuq. Nuk e kam parë Berishën, sepse sa mbaroi ndeshja mua më thërritën për testin anti-doping dhe nuk kam parë asnjë në dhomat e zhveshjes", përfundoi Hoxha.