
Turneu i Grand Slam në Roland Garros është vendosur të shtyhet me një javë. Drejtuesit kanë zgjedhur që ta zhvendosin me 7 ditë edicionin e përvitshëm me qëllimin për të pasur sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit. Pandemia COVID-19 ka kushtëzuar ndjeshëm çdo turne sportiv, teksa kujtojmë që vjet ishin jo më shumë se 1 mijë mbështetës në këtë turne.
Këtë vit, turneu ishte planifikuar në 23 maj, por do të startojë një javë më pas, pra në 30 maj. Turneu do të zgjasë deri në 13 qershor, ndërsa ndeshjet kualifikuese do të luhen një javë më herët. Kujtojmë që vjet ky turne u bë nga data 27 shtator deri në 11 tetor, ku triumfoi spanjolli Rafael Nada dhe polakja Iga Sëiatek.
Poll