Ndeshja Vllaznia – Teuta ishte programuar fillimisht të luhej të shtunën në orën 16:30, por ditën e djeshme u vendos që ky takim të zhvillohet të dielën në të njëjtën orë.
Prej disa ditësh ekipi shkodran ka nisur përgatitjet, mirëpo lajmi i ndryshimit të axhendës ka prishur planet e stafit teknik. Këta të fundit duhet të ndryshojnë planin stërvitor pasi skuadrës i duhet të përgatitet një ditë më shumë.
Trajneri Mirsad Jonuz ka shprehur hapur pakënaqësitë, megjithatë ai ka besim te skuadra dhe do të tentojë rezultat pozitiv. Në këtë sfidë pritet të thyhet “tersi”, pasi kuqeblutë nuk kanë arritur të triumfojnë asnjëherë nën dritën e prozhektorëve.