
Teuta nisi këtë javë përgatitjet nën urdhërat e trajnerit Julian Ahmataj, i cili ka në dispozicion pothuajse të gjithë grupin që kishte gjatë ndeshjeve të Europa League. Por, siç e kanë pohuar, te Teuta kërkohen lojtarë në mbrojtje dhe në sulm. Por, për të parë mangësitë, është menduar që të zhvillohet një ndeshje miqësore.
Pikërisht për këtë arsye, Teuta do të përballet pasditen e 30 korrikut në "Niko Dovana" me Flamurtarin. Ekipi vlonjat pothuajse ka marrë formë, ndërsa në të njëjtin pozicion si Ahmataj ndodhet dhe Gugash Magani, i cili do të testojë lojtarët për të përcaktuar se kush e meriton që të jetë pjesë e Flamurtarit dhe kush jo.
Poll