
Partizani do të luajë një ndeshje delikate ditën e diel ndaj Laçit në transfertë. Të kuqtë vazhdojnë përgatitjet në Elbasan për këtë takim, ndërsa ai që shqetëson më shumë është mesfushori William Corderio që ka probleme me rrëzën e kofshës. Me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Lajm i mirë për kampionët e Shqipërisë është se mesfushori Esat Mala nuk ka asnjë dëmtim serioz pas daljes nga fusha në sfidën ndaj Shqipëri U-21 dhe Austri U-21. Ndaj Laçit do të mungojë edhe sulmuesi Solomon për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Flamurtarit.
Poll