
Laçi befasoi mbrëmë teksa u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga Petrocub. Kurbinasit kaluan të parët në avantazh me Mentor Mazrekajn që sa vjen e bëhet më spektakolar. Por në 45 minutat e dyta gjithçka ndryshoi si me magji me një shpërtyfyrim të bardhezinjve në fushën e blertë.
Miqtë nga Moldavia realizuan 4 herë duke befasuar të gjithë të pranishmit në stadium. Edhe pse në letër skuadra jonë ishte favorite, në fushë treguan krejt të kundërtën. Megjithatë nga kjo aventurë europiane, Laçi ka mbushur "thesin" duke përfituar plot 550 mijë euro.
Kurbinasit arritën të eleminon fillimisht Iskrën në turin e parë të Conference League për të shkuar më tej në turin e dytë, aty ku përfunduan dhe aventurën europiane.