
As Lukaku dhe As Lautaro nuk arritën dot të shënonin të shtunën kundër Romës, por kjo nuk e ul aspak moralin e sulmuesve të Antonio Contes. Të martën është sfida ndaj Barcelonës dhe një fitore do bënte që Inter të kalonte tutje në Champions.
Pas ndeshjes të së shtunës, asnjëri nga sulmuesit nuk foli para kamerave. Instagrami shërbej si një mjet që ata të tregonin emocionet dhe të thonin se çfarë mendonin. ''Ndeshje e vështirë, të vazhdojmë të punojmë'' - shprehet argjentinasi Lautaro në Instagram, ndërsa Lukaku thotë : "Nuk është rezultati që deshëm, por të vazhdojmë. Të martën kemi një mundësi të re''
Nëse LuLa do shënojnë të martën, mbetet të shihet.
Poll