
Shqipëria U19 ka luajtur ditën e sotme miqësoren e dytë ndaj Kosovës U19. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu pasi u mposhtën 0-2 në ndeshjen e parë, këtë herë barazuan 2-2. Sfida e luajtur në “Arena Egnatia” ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, por që në fund e mbyllën në barazim.
Kosova U19 shënoi golin e në minutën e 40-të me Jahmurataj, ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria përmbysi rezultatin për 8 minuta. Fillimisht ishte Toma që shënoi në minutën e 51-të, ndërsa në të 59-të ishte Daka që shënoi me penallti. Kosova nuk u dorëzua dhe në minutën e 63-të Rashica shënoi golin e dytë për “dardanët” dhe me këtë gol u mbyll edhe e gjithë sfida.
Shqipëri U-19 2– 2 Kosovë U-19
Golat: Toma 51’, Daka 59’/ Jahmurataj 40’, Rashica 63’
Shqipëria U-19: Dema (Biba 45’), Kurti, Abazaj, Azizi, Taleb (Betezelis 45’), Topi, Shkurti, Daka, Lika (Kote 45’), Torraj, Toma
Kosova U-19: Shala, Bajraktari, Avdimetaj, Kadriu, Ajeti, Mehmeti, Maloku, Bruti, Jahmurataj, Sadriu, Rashica