Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shqipëria merr pjesën në Lojërat e Solidaritetit Islamik, zbulohen sportistët dhe sportet ku do të garojë

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat e 4-ta të Solidaritetit Islamik që do të mbahen këtë vit në Baku në datat 12-22 Maj.

Lajmi konfirmohet përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) në Facebook.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, mirëpriti në një Ceremoni Zyrtare në ambientet e KOKSH ekipin përfaqësues në Lojërat e Solidaritetit Islamik 'Baku 2017'.

Vendi ynë do të përfaqesohet me 5 sportistë: Relaksa Dauti, Arta Merturi, Spajdi Selamaj, Deni Baholli dhe Elord Gjana, bashkë me trajnerët e tyre përkates Taulant Stërmasi, Labo Capo, Durim Koci, Brahim Lishi dhe Fatjon Rrapollari në sportet: Atletikë, Judo, Karate, Not dhe Taek_ondo.

Ekipi përfaqësues në Baku 2017 do të drejtohet nga Shefi i Misionit në këto Lojëra, Erald Dervishi dhe administratori i ekipit Kliton Muça.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga