Edhe pak muaj na ndajnë nga fillimi i Europianit dhe përpos Shqipërisë, edhe kombëtaren e tjera po bëhen gati. Kundërshtarët e Kombëtares sonë në grup janë Kroacia, Italia dhe Spanja, teksa këta të fundit cilësohen edhe si favoritë të kompeticionit.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi i Spanjës, Pablo Sarabia është shprehur se nuk do t’i ndihmojë aspak epiteti ‘favoritë’ pasi kundërshtarët që kanë në grup janë tepër të vështirë, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
“Këto lloj etiketash nuk ndihmojnë, në fakt ato vetëm sa përfundojnë duke të dobësuar. Ne duhet të përqendrohemi të çdo ndeshje në kohën e duhur. Do të luhet në vende të ndryshme dhe është një gjë e bukur, që të pasuron shumë. Kemi kundështarë të vështirë në grup”, është shprehur Pablo Sarabia.