Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Shqipëria dhe Kosova bëhen NJE në sport, mësohen ekipet e Ligës Mbarëkombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria dhe Kosova bëhen NJE në sport, mësohen ekipet e

Ndryshe nga politika, sporti do t'i bashkojë shqiptarët nisur nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e basketbollit në Tiranë e Prishtinë kanë rënë dakord që dy shtetet shqiptare të kenë një ligë mbarëkombëtare, që do t'i përfaqësojë shqiptarët të paktën në basketboll, me një kampionat të veçantë.

Kështu, edhe pse ende nuk është zyrtare, burime pranë dy federatave përkatëse shprehen se do të jenë klubet e basketbollit më në zë në dy shtetet shqipfolëse, ato që do të diskutojnë edhe trofeun e kësaj Lige.

Nga Shqipëria do jenë prezente klube si Vllaznia, Tirana, Teuta dhe Goga-Basket, ndërsa nuk përjashtohen klube të tjera. Gjithashtu, nga Kosova do jenë pjesëmarrëse në garën mes dy vendeve skuadra si Rahoveci, Peja, Prishtina dhe Ylli. Dy federatat po bëjnë përpjekje që garës t'i shtohen sponsorë, duke rritur kështu edhe niveline basketbollit në dy shtetet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga