Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëri - Ishujt Faroe, Sylvinho ndryshon gjysmën e titullarëve

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Ishujve Faroe. Bileta është prerë për Gjermani por kuqezinjtë luajnë për të siguruar vendin e parë në grup teksa i duhet vetëm 1 pikë.

Trajneri Sylvinho paralajmëroi rotacione në këtë sfidë dhe stoli i garanton atij një ekip të denjë për të performuar në nivel të lartë. Nga porta në mbrojtje, mesfushë e sulm, pankina ofron alternativa cilësore.

Në portë pritet që Etrit Berisha t’i lërë vendin Strakoshës. Në mbrojtje mendohet që Sylvinho do të lërë vetëm Hysajn në stol për të aktivizuar Balliun. Ndërsa Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli “projektohet” titullarë përsëri.

Në mesfushë, Ramadani duket i paprekshëm i cili në këto kualifikuese i ka minutat e plota duke qenë i vetmi që e ka nisur gjithmonë titullar dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Krah mesfushorit të Lecces pritet të jetë Keidi Bare.

Në 11-shen titullare mund të rikthehet Myrto Uzuni i cili do të vendoset në krahun e majtë të sulmit. Titullar në Këtë sfidë pritet të jetë dhe Muçi, që do të vendoset pas Dakut, me këtë të fundit që zë vendin e Sokol Cikalleshit. Ndëra në krahun e djathtë të sulmit, Sylvinho mendohet t’i besojë përsëri Jasir Asanit dhe të majtës së tij vrastare.

[caption id="attachment_712911" align="alignnone" width="940"]Formacioni i mundshëm Formacioni i mundshëm[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga