Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Alarmi/ Kukësi me probleme para Tiranës, shumë shqetësime për Gjokën

Shkruar nga NEWSPORT
Alarmi/ Kukësi me probleme para Tiranës, shumë shqetësime

Kukësi do të luajë ndaj Tiranës të shtunën në kryeqytet, sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Superligës.

Problemi i trajnerit Gjoka është pikërisht reparti i mbrojtjes. Polizoi Arbëri dhe Ylli Shameti janë të dëmtuar, ndërsa nuk do të llogariten për transfertën ndaj bardhebluve.

Ndërkohë që mbrojtësi i djathtë, Rexhep Memini nuk ka bindur në takimin e fundit kundër Teutës, duke bërë që trajneri i Kukësit të mendohet dy herë para se ta hedhë sërish në fushën e lojës.

Krahu i djathtë mbetet tashmë një problem për Kukësin, ndërsa këtë pozicion mund ta bëjë Rraman Hallaçi. Por, spostimi i kapitenit në të djathtë do të linte bosh krahun e majtë, ndërsa problemi tjetër i Kukësit është se nuk ka asnjë lojtar tjetër me këmbën e majtë që të bindë plotësisht trajnerin Gjoka. Duket se ndaj Tiranës, numri 1 i stolit të Kukësit do të arnojë mbrojtjen, ndërsa alternativat bindëse janë vetëm tre titullarët, Pashaj, Alla dhe Rramani.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga