
Besëlidhja do të presë Tomorin sot në orën 15:00 në stadiumin Brian Filipi për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Me kampionatin që i drejtohet fundit, situata bëhet gjithnjë e më e vështirë për lezhianët megjithatë shpresat nuk janë shuar ende përderisa matematika e lejon.
Tashmë nuk u intereson kë kanë përballë por ekipi i Alcanit kërkon verbërisht pikët maksimale dhe ndaj Tomorit sot luhet vetëm për to. Janë plot 8 pikë larg zonës Play-Out dhe 11 larg zonës së sigurtë por Besëlidhja kërkon të bëjë të pamundurën.
Formacioni i mundshëm:
Besëlidhja (4-4-2): Kodra; Jaku, Dibra, Alcani, Metaliaj; Bruka, Artur, Sodiq, Përgjoni; Vieira, Shehu. Trajner: Alert Alcani
Poll