
Shpëtim Duro ka folur pas fitores 3-0 kundër Partizanit. Trajneri i Egnatias deklaroi për mikrofonin e Oversport:
“Sigurisht kemi kaluar një moment të vështirë me dy skuadra që kanë investuar shumë. Sidomos Partizani që është një ekip në vendin e parë me organikë të jashtëzakonshme. Kjo më shton kënaqësinë që skuadra m’u përgjigj në gjitha aspektet.
Nuk i referohem ndeshjeve që s’kam qenë, por atyre që kam ardhur tani. S’kam ardhur për mbijetesën. S’e merrja fare këtë detyrë. E rëndësishme është që kampionati është i gjatë. Kampionati nuk ka diferenca, do impenjim me çdo kundërshtar.
Nota? Çdo gjë më pëlqeu. E tha bukur dhe Andi sot që skuadra është përgjigjur totalisht. Jam marrë shumë me Hotin, e patë që Mëllugja e mbuloi totalisht. Bëri një super ndeshje Atanda duke eleminuar Skukën. Pa lënë pas treshin e mesit të fushës. Dëgjova që keni përmendur mungesat e Partizanit. Kemi pasur mungesat e Jackson, Delarge dhe Hamzat. I kam thënë çunave, që jemi skuadër dhe jo individë. Sot arritëm një fitore shumë të mirë.
Ndërhyrja? Andi Lila ti e di që të dua shumë. Janë keqinterpretuar deklaratat. Unë s’marr dot skuadër që nuk ka një objektiv strategjik për të ardhmen. Janë dy tre mungesa nëpër krah. Ne të dy e kuptojmë më mirë. Sot kemi pasur pasiguri në 10 minutat e para. S’mbaj mend që Partizani të ketë pasur një rast. Skuadra interpretoi jashtëzakonisht mirë. Mund ta kishim thelluar rezultatin. Jam shumë shumë i kënaqur me çunat. Kanë bërë detyrat maksimale. Zejnullai, Fernando dhe Mëllugja bënë jashtëzakonisht mirë, për të mos harruar dhe mbrojtësit. Camaj është një lojtar që ka bërë repartin duke krijuar probleme ekipit kundërshtar.
Njohja për Partizanin? Tani po kaloj si Beluli, ndoshta e kam thënë që në këto 5 vite që kam ikur nga Partizani, kam qenë i Flamurtarit, i Kukësit, i Laçit dhe i Egnatias. Kam qenë 90 me 10 përqind”, tha ai.