
Mesfushori i Kukësit Eduart Rroca është përshtatur menjëherë me Kukësin, ku sot ai shënoi golin e parë dhe deciziv në fitoren ndaj Flamurtarit. Për "Supersport", ai pranoi se ccështja e titullit nuk duhet parë si presion, por si detyrë.
"Ishte sfidë delikate dhe shumë e vështirë. E menaxhuam mirë situatën dhe ia dolëm.
Duam kohë të përshtatemi. I provojmë në stërbitje skemat 3-4-3. Nuk jemi akoma në 100%-shin tonë. Por shpresojmë ta arrijmë me kalimin e kohës.
Te Luftëtari ishim grup i harmonizuar. Më mungojnë të gjithë. Tani jemi te Kukësi dhe flasim për Kukësin.
Në të tillë pozicion kërkohet krosi. Më ndihmoi dhe era. Mund ta pësonim dhe nga goditja e këndit. Kushtet, era e fortë nuk na lejuan të luanim ashtu si donim. Edhe ne edhe Flamurtari e patëm të vështirë kontrollin e topit.
Jemi grup shumë i mirë dhe i kompletuar. Unë dhe Shkurtaj e kemi për detyrë. Klubi ka bërë investime dhe ka ambicie. Të marrim ndeshjen një e nga një që të marrim titullin.
Roli im natyral është pas sulmuesit. 4-2-3-1 është formacioni që më përshtatet. Edhe ndeshjen e fundit me 4-3-3 u përshtata mirë", u shpreh Rroca.