
Në ndeshjen që kombëtarja shqiptare zhvilloi me Ishujt Faroe në stadium u hap një banderolë ku shkruhej “Zoti është shqiptar”. Sigurisht diçka e tillë nxiti shumë reagime dhe nuk u prit aspak mirë.
Ismail Morina fshihej pas një mesazhi të tillë. Tifozi i kombëtares shqiptare ka reaguar për “Ftesë në 5” dhe ka shpejguar se pse e ka bërë diçka të tillë dhe cili ishte qëllimi i tij.
“Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike. Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon. Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar. Zoti është i të gjithëve”, tha Morina.