Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Situata e rënduar nga Covid-19, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër shtyn procesin për zgjedhjen e Kryetarit

Shkruar nga NEWSPORT
Situata e rënduar nga Covid-19, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër kishte planfikuar që ditën e hënë të niste puna për të zgjedhur Kryetarin e ri. Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht se Kujtim Shaba dhe Lazer Matija janë dy kandidatët që do të garojnë për këtë post në Shkodër, por procesi i zgjedhjes do të shtyhet me disa ditë për shkak të situatës së rënduar nga Covid-19.

Lajmi bëhet me dije nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale dhe konfirojnë se i ka komunikuar anëtarëve të saj se do të njoftohen në ditët e ardhshme për datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve.

Postimi i Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër:

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër njofton opinionin publik se është marrë vendimi për të shtyrë për një moment të dytë procesin e zgjedhjes së Kryetarit, për shkak të situatës së krijuar nga Covid.

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër i ka komunikuar anëtarëve të saj se do të njoftohen në ditët e ardhshme për datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga