
Janë luajtur ditën e sotme dy sfidat mbyllëse të javës së 14-të të kampionatit maqedonas. Makedonija GP priti në shtëpi Rabotnicki, ndërsa Shkupi luajti në transfertë përballë Sileks.
Ekipi shqiptar u mposht në mënyrë surprizuese nga Sileks me rezultatin 2-1. Shkupi, që kryeson dhe kampionatin, nuk ia doli ta mbane avantazhin që mori në minutën e 12-të duke u përmbysur. Gjithsesi, me këtë humbje, Shkupi mbetet në vendin e parë me 28 pikë, po aq sad he Shkëndija e vendit të dytë. Ndërsa Sileks merr një fitore majft të rëndësishme duke arritur kuotën e 23 pikëve dhe duke u ngjitur në vendin e katërt .
Në krahun tjetër, Makedonija GP u mposht në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Rabotnicki.
Poll