“Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin”, tifozët KUQEZI nisen për Pragë
Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë një nga sfidat më të rëndësishme në këtë kualifikuese. Ditën e nesërme në “Fortuna Arena” duke nisur që nga ora 20:45 kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të tentuar fitoren. 3 pikë që vendosin shumë mbi fatet e kombëtares tonë në Euro 2024.
Djemtë e Sylvinhos janë më të motivuar se kurrë për të marrë pikë në Pragë dhe në mbështetje të tyre nuk do të mungojnë as tifozët. Tifogrupi “Tifozat Kuqezi” janë nisur për Pragë dhe nga “Dogana Muriqan” kanë bërë një postim.
“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin! “, ka shkruar tifozgrupi i kombëtares. Kujtojmë se kuqezinjtë 3 ditë pas sfidës me Çekinë do të presin Poloninë në “Air Albania” për të zhvilluar mes tyre një tjetër sfidë të një niveli të lartë dhe që vendos me shumë gjasa pikat mbi “i” për kualifikimin në europian.