Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Shkodra bën ligjin me lojtarë në Superiore”, drejtori i akademisë së Vllaznisë ngacmon Tefik Osmanin

Shkruar nga NEWSPORT

Alban Hasani, drejtori teknik i Akademisë së Vllaznisë “ngacmon” Tefik Osmanin, drejtorin sportiv të Tiranës në rrjetet sociale. Hasani ka publikuar një foto nga faqja e parë e gazetës “Panorama Sport”, teksa shkruhet se lojtarët nga Shkodra bëjnë ligjin në Superligë pasi luajnë pothuajse në të gjitha klubet e elitës së futbollit shqiptar.

27 futbollistë me origjinë nga Shkodra janë pjesë e klubeve të Superligës me përjashtim të Dinamos dhe Kukësit që këtë sezon nuk kanë asnjë lojtar shkodran. Një ngacmim nga drejtori i Vllaznisë për Osmanin për të treguar se Shkodra është djepi i futbollit dhe prodhon çdo vit lojtarë, madje furnizon edhe klubet e tjera shqiptare.

“Tefik Osmani mirë a”, shkruan Hasani në postimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu