Teuta është dukë bërë përgatitjet në kuadër të javës së tetë që do të luhet fundjavën e ardhshme. Ekipi i drejtuar nga tekniku Bledi Shkëmbi ka pasur më shumë kohë në dispozicion, si pasojë e pauzës së ekipeve kombëtare. Kjo duket se i ka shërbyer për mirë "djemve të detit", pasi Emiljano Vila është bashkuar me grupin duke marrë ngarkesën e duhur. Për durrsakun u mendua se ndalesa do të ishte më e gjatë, si pasojë e një dëmtimi.
Me grupin është bashkuar edhe Todorovski që shleu dënimin si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq. Mbrojtësi është pikë kyçe ne prapavijën e ekipit të Teutës. Shqetësuese vijon të jetë gjendja e Uendi Vecaj, që pritet të jetë në stol pasi ende nuk e ka kaluar dëmtimin në kofshë.
Një lajm i mirë për futbollin durrsak është grumbullimi i të riut Dejvid Kapllani nga Kombëtarja e moshave. Trajneri Nevil Dede i U19, e ka bërë pjesë talentin për sfidën që moshat do të luajnë në 14 tetor ndaj Polonisë.
