Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shkëlqeu me gol dhe asist, TONALI: Është e vështirë të mbrosh Scudetton. LEAO? Nuk duhet ta largojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu me gol dhe asist, TONALI: Është e vështirë

Sandro Tonali ishte një nga lojtarët protagonistë në fitoren e ditës së sotme që Milan mori ndaj Salernitanas. Mesfushori arriti të asistonte për Leao në golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa vetëm 5 minuta më pas shënoi për të çuar shifrat në 2-0.

Pas 3 pikëve të fituara që e dërgojnë Milan -5 nga Napoli, Tonali do të shfaqej shumë i lunmtur, ndërsa thekso se është shumë e vështirë për të mbrojtur Scudetton.

"Ne e bëmë dhe duam ta bëjmë përsëri këtë vit, nuk është e lehtë të fitosh një Scudetto apo edhe ta mbrosh atë. Nuk do të jetë e lehtë për të mbajtur këtë nivel deri në fund të sezonit, por ne duam ta bëjmë këtë sepse jemi një ekip i fortë dhe ky është qëllimi ynë".

Leao në qendër të projektit? "Ai ka qenë gjithmonë në qendër të projektit, pa menduar ndonjëherë për tregun e transferimeve. Ai dëshiron të qëndrojë në Milan, ne e pamë përsëri sot. Ne nuk mund të bëjmë asgjë përveçse ta mbajmë atë dhe ta duam atë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga