Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Shkëlqeu me Dritën në Europë, ish-futbollisti i Skënderbeut kalon në Belgjikë, thyen rekordin e Rashicës

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu me Dritën në Europë, ish-futbollisti i

Arbnor Muja ka gjetur akordin dhe do kalojë në Belgjikë te Antwerp. Sulmuesi anësor i Dritës ka shkëlqyer dy sezonet e fundit, ndërsa përballja me belgët në Conference League ishte deçizive për kalimin e tij në radhët e Antwerp.

Në Kosovë bëjnë me dije se 23 vjeçari nga Mitrovica do udhëtojë për vizitat mjekësore, teksa dje pas ndeshjes Drita 0-2 Antwerp është takuar edhe me drejtuesit e tij të rinj.

I dalë nga Trepça, Muja provoi për një sezon të luante edhe te Skënderbeu, aty ku nuk mori minuta të shumta. Tanimë 23 vjeçari bëhet transferimi më i shtrenjtë nga kampionati kosovar, me belgët që do paguajnë 400 mijë euro. Më herët, Milot Rashica la Vushtrrinë për të kaluar te Vitesse në Holandë për 300 mijë euro.

Nga transferimi i Mujës në Belgjikë pritet që një pjesë të vogël të shumës të përfitojë edhe Trepça me Skënderbeun, duke qenë se dy klubet kanë ndikuar në formimin e lojtarit.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga