
Roma mbrëmjen e djeshme është përballur me Leçen e Ylber ramadanit. Pikërisht mesfushori i kombëtares shqiptare pavarësisht humbjes së skuadrës së tij ishte një nga lojtarët më protafgonistë në fushën e lojës.
Futbollisti i kombëtares bëri gjithçka në perfeksion, ku detyra e tij ishte mbylimi i Paulo Dybalas dhe Ramadani ia doli mjaft mirë të bënte “detyrat” siç duhet. Në notat e vendosura nga “Eurosport”, 27-vjeçari ishte në nga më të vlerësuarit, teksa mori notën 6.5.
“Një provë e madhe në mesfushë për Ramadanin, por që ai ia del të shkëlqejë. Përshkruan një sasi të paimagjinueshme kilometrash”, shkruhej nga “Eurosport”.
Poll