Eva Murati është një nga moderatoret e njohura sportive në vendin tonë. Bukuroshja kryeqytetase shfaqet në panelin e emisionit të Champions League në çdo javë që luhet ky kompeticion.
Moderimi duket se është “arma” e saj më e fortë. Dhe në ftesën e radhës të bërë nga “Kënga Magjike” sigurisht që ajo i ka dhënë përgjigje pozitive. Në këtë event të përvitshëm, Eva këtë herë po shkëlqen përkrah të madhit Ardit Gjebrea.
Nga panelet e emisioneve sportive e deri në skenat e eventeve prestigjioze, bukuroshja nuk e kursen profesionalizmin e gërshetuar me hijeshinë e saj.
[caption id="attachment_668749" align="alignnone" width="1242"] Eva Murati[/caption]
Poll