Shkarkimi i Maldinit dhe Massaras, reagon Rafael LEAO
Shkruar nga NEWSPORT
Te Milan i befasishëm ishte lajmi i largimit të Paulo Maldinit dhe Daniel Massara. Dyshja u shkarkuan nga kuqezinjtë menjëherë pas takimit me kreun e klubit, Gerry Cardinale.
Duket se shkarkimi i drejtorëve ka tronditur Rafael Leaon, me këtë te fundit që ka bërë menjëherë një postim në rrjetet sociale. Kujtojmë se portugezi arriti të rinovonte vetëm pak ditë më parë kontratën me Milan.
Në postimin e bërë në Tëitter, Leao ka vendosur një emoi që ngre pikëpyetje dhe habi për atë që ndodhi.