Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shifra e çmendur, 10 mijë euro në muaj për huazimet nga Korça në Kukës

Shkruar nga NEWSPORT
Shifra e çmendur, 10 mijë euro në muaj për huazimet nga

Sabien Lilaj dhe Liridon Latifi ndoshta nuk janë paguar kurrë në jetën e tyre kaq shumë vetëm për të luajtur 2 ndeshje. Nga plot 10 mijë euro do të marrë secili prej futbollistëve të Skënderbeut për huazimin e tyre 1-mujor te Kukësi. Një shifër vërtet e madhe, por duke parë cilësinë e futbollistëve dhe mundësinë që falë tyre Kukësi mund të kalojë në turin e tretë kualifikues të Europa League, Gjici e ka konsideruar si të vlefshme një sakrificë të tillë financiare.

Lilaj dhe Latifi u aktivizuan të dy në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Austrisë së Vienës ku Kukësi u mposht me shifrat 1-0 dhe bënë një paraqitje të kënaqshme. Në takimin e kthimit, 2 futbollistët pritet të jenë lojtarë kyç në tentativën e Kukësit për të përmbysur rezultatin.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga