Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sherri në Kroaci, Eros GREZDA zbulon çfarë ndodhi: S’duroj të më fyejnë për kombësinë, jam njeri i ndjeshëm (NGJARJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Sherri në Kroaci, Eros GREZDA zbulon çfarë ndodhi:

Eros Grezda ka reaguar për sherrin e ndodhur ditën e djeshme pas ndeshjes së Osijekut kundër Rijekës, teksa skuadra e shqiptarit u mposht me rezultatin 3-2, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

Sulmuesi i kombëtares sonë u kap me grushte me lojtarin e vendasve Antonio Çolak. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, ai u shpreh:

“Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos për kontekstin e çdo gjëje që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se si sportistë u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja, të cilës i ishim pranë.

Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Çolak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim”, ka thënë lojtari i linjës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga