Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sherri në fushë, trajneri i njohur shpërthen ndaj Albano ALEKSIT: Për 6 muaj u bë super tifoz me Tiranën, lëri fjalët dhe lufto në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT

Sherri i ndodhur pas derbit mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me rezultatin 0-1, ka nxitur polemika dhe në rrjetet sociale. Albano Aleksi ishte i pari nga skuadra e bardhebluve që vrapoi drejt mesit të fushës, aty ku Valentino Murataj tentoi të vendoste flamurin e të kuqve. Aq mjaftoi dhe sherri mes lojtarëve ishte i madh.

Pavarësisht ndërhyrjes së security, u deshën disa minuta që gjakrat të qetësoheshin. Pikërisht për këtë ka reaguar në rrjetet sociale trajneri Oltijon Kërnaja. Tropojani që dha dorëheqjen vetëm para pak ditësh kritikon mesfushorin bardheblu duke shkruar:

“Ndeshje që kaloi nuk ia ndaloi. Tentoi t’ia ndalonte! E vendosi Albanua në mes të fushës. T’iu japë këmbëve në fushë, t’i lejë këto budalliqet e kota. 6 muaj dhe u bë super tifoz me Tironën. Gjeste që s’duhen. Fitoi në ndeshjen e kaluar. E vlerësuan të gjithë për veprimin që bëri. Tani u mund, ulet koka, lëre shoë në punën e vet. Ik lufto në stërvitje, lufto në ndeshje”.

Duhet thënë që ky reagim i Kërnajës vjen pas komenteve të Gentian Norës. Ky i fundit, dikur shef klubi te Luftëtari, theksonte se dhe ajo që ndodhi në fundin e takimit ishte brenda luftës sportive.

[caption id="attachment_672832" align="alignnone" width="645"] Komentet mes Norës dhe Kërnajës[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga