
Teuta do të luajë nesër sfidën e 10-të të Superligës ndaj Partizanit. Kampionët në fuqi do të përballen me të kuqtë në “Elbasan Arena”, ndërsa sfida do të nisë në orën 16:45. Pas barazimit ndaj Skënderbeut, Teuta kërkon me çdo kusht të rikthehet te fitorja që mungon prej 3 ndeshjesh radhazi. Sot në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Edi Martini ishte edhe kapiteni Sherif Kallaku. Në fjalën e tij mesfushori u shpreh:
“Unë jam mësuar të marr shumë përgjegjësi, jam munduar t’i rregulloj sa më shumë paraqitjet e mia. Tani jam gradualisht në rritje. Ndjej shumë keqardhje për pikët e lëna me Skënderbeun. Kemi luajtur mirë, por nuk patëm fat, u ndëshkuam nga hiçi.
Me një gol diferencë ndeshja nuk është kurrë e fituar, na ndodhi edhe me Kastriotin, duhet të shënojmë golin e dytë .Partizani? Kam shumë besim se nesër do arrijmë të marrim 3 pikë. Mendoj se është ndeshja e duhur për të marrë 3 pikët, unë do isha i zhgënjyer po të dilte ndeshja barazim”.
E ardhmja? "Akoma nuk kam pasur një bisedë për të ardhmen time me Lokomotivën. Më kanë kërkuar të flas me ta nga afër” u shpreh Kallaku.