Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Shënoj 20 gola në sezon dhe fitojmë Europa League”, Olivier Giroud ‘karikon’ Milanin: Interin dhe Juven i presim në përballje direkte

Shkruar nga NEWSPORT
“Shënoj 20 gola në sezon dhe fitojmë Europa League”,

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka folur për Gazzetta dello Sport duke folur për situatën e tij te kuqezinjtë, objektivat personal dhe ato të klubit si dhe të ardhmen në qershor kur i përfundon kontrata. Francezi karikon ekipin e tij teksa shprehet se mund të fitojnë Europa League, ndërsa në kampionat presin përballjet direkte me Interin dhe Juventusin për të synuar titullin kampion.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen. Por, ajo që mund të them me siguri është se te Milani ndjehem mirë. Kam bërë gjëra të mëdha këtu, kjo e jona është një histori dashurie. Nuk kemi folur ende në lidhje me rinovimin e kontratës, më e rëndësishmja tani është te jemi të fokusuar te objektivat e klubit.

E ardhmja në Amerikë? Ka edhe vende të tjera, në verë do të shfaqen mundësi të reja dhe unë do të marrë një vendim si futbollist, por edhe si familjar.

Tani të mendojmë për kampionatin, Interi dhe Juventusi po bëjnë shumë mirë. Do të tentojmë t’i ndjekim dhe të jemi pranë tyre në prill, kur edhe na presin përballjet direkte. Tani duhet të mendojmë vetëm që të marrim sa më shumë pikë, është e vështirë ta mendosh titullin në këtë moment.

Liga e Europës? Është një trofe që do të tentojmë ta fitojmë, edhe sepse mungon në sallën e trofeve të Milanit.

20 gola në sezon? Është një kuotë që mund ta arrij, por nuk vendos kufij për numrin e golave që mund të shënoj, do të më pëlqente të arrija një numër dyshifror edhe te asistet”, tha Giroud.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga