Shënoi golin e barazimit, Uzuni: Besim deri në fund, japim gjithçka për këtë qytet
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni u rikthye te goli ditën e sotme teksa shënoi për Granadan në ndeshjen përballë Almerias. Goli i shqiptarit shërbeu vetëm për një barazim 1-1 dhe 1 pikë për Granadan e cila priste fitoren ndaj ekipit të vendit të fundit.
Ekipi i Uzunit shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e parafundit, 6 pikë nga Celta Vigo e vendit të 17-të që të siguron mbijetesën. Kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u luajtur dhe Uzuni beson se do t’ja arrijnë të sigurojnë mbijetesën dhe do të japin gjithçka deri në fund.
“Të mërzitur për pikën, por vetëm së bashku mund të besojmë deri në fund. Do të japim gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë qytet. Granada ime”, shkruan Uzuni në Instagram.