Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e dytë të këtij sezoni. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Superiores përfundoi me rezultatin 1-1.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur autori i golit për “Demat”, Albers Keko.
“Jam i lumtur. Çdo pikë është e rëndësishme pasi kampionati është i gjatë. Në një ndeshje si kjo vlen dhe barazimi. Besoj se vështirësia jonë ka ardhur nga mungesat. Kushdo që hyn përpiqet të japë maksimumin, si unë ashtu dhe të tjerët”, është shprehur Keko.
Poll