Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shënoi gol, por Fili mbetet pa fjalë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi gol, por Fili mbetet pa fjalë

Realdo Fili shënoi golin e tij të parë në një kompeticion Europian në karrierën e tij, duke vërtetuar se po kalon një formë të mirë te Partizani. Fieraku shënoi në minutën e 48-të një super-gol, por pak minuta më vonë bëri një veprim të saktë dhe arriti të dalë përballë portës, por pa mundur që të shënojë golin e dytë, i cili mund të kishte mbyllur dhe kualifikimin e të kuqve.

Por, tashmë rezultati është tjetër, rezultat që rëndon shumë mbi fierakun që mbetet pa fjalë për rastin e humbur dhe se shifrat për ndeshjen e kthimit janë të barabarta.

[video width="576" height="320" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/07/video-1468436754.mp4"][/video]

"Është e papërshkrueshme ndjenja e shënimit të golit të parë me Partizanin në Champions League. Ndjenjë e veçantë! E kisha imagjinuar, por nuk e dija sesi do të ishte. Sot e provova vërtetë dhe ndjehem shumë mirë. Nuk arrita që të shënoj, më vjen shumë keq dhe do punoj për. Do të punoj që këtë gabim ta korrigjoj", thotë fillimisht 20-vjeçari.

"Do të luajmë për të fituar dhe do të vendosim në fushë të gjitha forcat për të kaluar më tej", theksoi Fili për ndeshjen e kthimit, ku Partizanit i hyn në punë vetëm fitorja që të kualifikohet direkt për në raundin e tretë të Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga