Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shënoi dy gola, Ekuban me mendjen te rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi dy gola, Ekuban me mendjen te rivalët

Kaleb Ekuban ishte heroi i takimit të sotëm, që Partizani zhvilloi kundër Laçit. Sulmuesi i të kuqve foli për mikrofonin e Supersport, ku deklaroi që ekipi ishte i përgatitur psikologjikisht për të fituar sot, pasi skuadrat e tjera kundërshtare kishin triumfuar ditën e djeshme. Gjithashtu Ekuban theksoi që pas largimit të Sormanit nuk ka ndryshuar asgjë te ai, thjesht sot kishte qenë dita e tij me fat.

"Ne erdhëm në këtë takim me idenë për të fituar, pasi edhe kundërshtarët tanë kishin bërë të njëjtën gjë ditën e djeshme. Bëmë një ndeshje të mirë dhe skuadra arriti të merrte tre pikë që na ndihmojnë për vazhdimësinë në kampionat. Largimi i trajneri nga skuadra dhe zyrtarizimi i profesor Starovës nuk ka ndryshuar asgjë te mua. Mendoj se shënjestra ishte më mir sot se në ndeshjet e kaluara. Për sa i përket pozicionit natyral, unë jam një sulmues i djathtë. Tashmë edhe sulmuesi kryesor i bën këto që bën i djathti, por mua më pëlqen pozicioni im natyral pasi kam mundësi të luaj me topin dhe të kem hapësirë përpara", deklaroi Kaleb Ekuban.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga