
Pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut ka folur për mediat dhe sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri. Lojtari tha për Supersport se në këtë javë, trajneri e përgatiti skuadrën si për një betejë, jo si për një ndeshje.
"Ne provojmë dhe në stërvitje dhe rezultoi e saktë, si me Partizanin si sot. Kam besim dhe ia dola, shpresoj të vazhdoj kështu, jo vetëm nga goditjet e dënimit. Fokusohem vetëm te loja, trajneri ka bërë një punë shumë të mirë. Jo si çdo ndeshje, trajneri nuk na përgatiti si për një ndeshje, por si për një betejë.
Mendoj se ishte penallti, pasi nuk kisha bazament për shkak të Alitit, jo për shkakun tim. Këtë javë ikim në Shëngjin, apo diku tjetër, jo në Durrës më për stërvitje, se u bë bajat."
Poll