Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Shaqiri zhgënjen Stoke City, nuk shpërblen durimin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Shaqiri zhgënjen Stoke City, nuk shpërblen durimin e skuadrës

Xherdan Shaqiri i habiti të gjithë me transferimin e tij te skuadra angleze e Stoke City. Lojtari shqiptar, që luan për Kombëtaren e Zvicrës e ka pasur të vështirë të gjejë një skuadër që të besojë plotësisht në aftësitë e tij. I transferuar nga Bazeli te Bayern e më pas te Interi , lojtari nuk e ka gëzuar asnjëherë vendin e të palëvizshmit në formacion. Ekipet e mëdha nuk kanë kohë që të presin që lojtarët të përmirësohen.

Ndryshe paraqitet situata në klubin anglez. Vërtet nuk është skuadër yjesh, por i ka dhënë Shaqirit gjithë hapësirën e mundshme për të shfaqur talentin e tij. Pas largimit nga klubi i Baselit Shaqiri nuk kishte luajtur asnjëherë më shumë se 1400 minuta në sezon, përkundrejt 2000 minutave që iu besuan te klubi anglez. Ku ishte titullar në 27 ndeshje të zhvilluara në sezon. Ai arriti të shënonte vetëm tre gola dhe dhuroi gjashtë asist ndryshe nga ecuria në ekipet e tjera.

Prandaj Stoke shihet si një mundësi shumë e mirë për lojtarin pasi i jep atij mundësinë të rritet profesionalisht dhe ndërkohë të luajë titullar edhe kur nuk shënon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga