
UEFA ka hedhur sot shortin për skuadrat e Champions League, që do luajnë në “play-off” për të tentuar një vend mes më të mirëve të Europës. Ceremonia u mbajt në Nyon të Zvicrës.
Më poshtë mund të shihni përballjet e mundshme, ndërsa vlen për t’u theksuar se Trabzonspor dhe Copenhagen janë shtuar direkt në këtë fazë, për shkak të koeficientëve që mbajnë shtetet që përfaqësojnë.
SFIDAT:
Qarabag-Ferencvaros / Sherif Tiraspol-Viktoria Plzen
Bodo-Glimt-Zalgiris / Ludogorets-Dinamo Zagreb
Maccabi Haifa-Apollon Limasol / Crvena Zvezda-Pyunik
Copenhagen–Trabzonspor
Dynamo Kyiv-Sturm Graz / Benfica-Midtjylland
Royale Union Saint-Gilloise-Rangers / Monaco-PSV
Takimet që do vendosin skuadrat të cilat kalojnë në Champions League do luhen më 16 dhe 17 gusht sfidat e para, ndërsa ato të kthimit me 23 dhe 24 gusht. Kujtojmë se shorti për grupet e Champions League do hidhet më 25 gusht.